Makina përplas kalimtaren në Fier, e plagosura rëndë në spital

Kronikë e zezë

Makina përplas kalimtaren në Fier, e plagosura rëndë në spital

Më: 7 prill 2018 Në ora: 21:03
Ilustrim

Një grua u aksidentua mbrëmjen e sotme nga një automjet. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Janari", ku mjeti tip ‘BMW’ me targa AA 298 NN ka aksidentuar kalimtaren.

E aksidentuara është dërguar në spitalin rajonal te Fierit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga burimet spitalore, mësohet se gruaja ka marrë ka marrë plagë të rënda dhe nuk dihet ende nëse është jashtë rrezikut për jetën. 

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit, i cili është shoqëruar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat