Çifti shqiptar dhe nipi kthejnë shtëpinë në bazë droge, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Çifti shqiptar dhe nipi kthejnë shtëpinë në bazë droge, arrestohen nga policia

Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:16
Policia me drogen e konfiskuar

Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar ditën e sotme 3 shqiptarë, të cilët ishin pjesëtarë të së njëjtës familje.

Siç bëhet me dije nga policia italiane, në pranga janë vënë dy burra, një 41 vjeçar, një 19 vjeçar dhe një grua 37 vjeçare, në një banesë të fshatit Giulianello di Cori (Latina).

Nga hetimet e para, policia thotë se banesa e shqiptarëve përdorej si bazë droge, ndërsa gjatë kontrollit brenda saj janë gjetur rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, materiale për paketimin e saj, substancë e ashtuquajtur “da cut”, pershore elektronike, celularë dhe 350 euro.

Policia ka arrestuar tre shqiptarët, burrë e grua dhe nipin e tyre, ndërsa deri tani dihet identiteti i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat