E vranë poshtë banesës, zbulohet e shkuara e errët e babait të 28 vjeçarit

Kronikë e zezë

E vranë poshtë banesës, zbulohet e shkuara e errët e babait të 28 vjeçarit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

28-vjeçari Marjo Majollari shtë ekzekutuar mbrëmjen e sotme poshtë banesës së tij në zonën e Kinostudios.

Kjo sipas burimeve policore ka lidhje me vrasjen që babai i tij ka bërë në vitin 2000.

Njoftim i policisë për arrestimin e Avni Majollarit

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është bërë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Avni Xhemal Majallari, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Majallari ishte dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi shqiptarë në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat