Ju gjejmë hashash sa të doni’, 3 në pranga

Kronikë e zezë

Ju gjejmë hashash sa të doni’, 3 në pranga

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:43
Policia e Shtetit

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre persona dhe ka sekuestruar një sasi prej rreth 30 kg drogë.

Ndalimi i tyre është bërë në Roskovec, teksa po tentohej të kryhej shitja e lëndës narkotike.

Nga hetimi një javor i policisë dhe prokurorisë së Fierit, me anë të hetimeve speciale janë siguruar prova që implikojnë tre të ndaluarit në prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj të dyshuarve janë siguruar prova të mjaftueshme, prokurori i çështjes Petrit Vuka ka kërkuar ndalimin e tyre.

Mësohet se tre të ndaluarit janë Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastrës dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenovë po i Mallakastrës.

Mësohet se nga hetimet është konkluduar se tre të ndaluarit u thoshin blerësve se mund të siguronin hashash sa të donin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat