Përrenjas, 62-vjeçarja vetëvaret në kasollen e bagëtive

Kronikë e zezë

Përrenjas, 62-vjeçarja vetëvaret në kasollen e bagëtive

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një grua u vetëvra ditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, ne fshatin Rrajcë të Prrenjasit.

Gruaja me inicialet Xh.R, 62 vjeçe është gjetur e vetëvarur pa shenja jete në kasollen e bagëtive.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi  se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër përveç atyre si pasojë e vetëvarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat