Pastruesi ka rrahur një nxënës 14 vjeçar

Kronikë e zezë

Pastruesi ka rrahur një nxënës 14 vjeçar

Më: 16 prill 2018 Në ora: 21:53
Ilustrim

Të shtunën në orën 15 e 30 minuta në Stacionin Policor Manastir, një 14 vjeçar bashkë me të atin kanë denoncuar se të njëjtën dit rreth orës 15 është goditur fizikisht nga pastruesi i shkollës ‘Kole Kaninski”, në Manastir, informon Koha.

Derisa e ka pritur arsimtarin, nxënësi rastësisht ka rrëzuar kanaçe nga dritarja. Në atë moment pastruesi J.T ka filluar të bërtas, duke kërkuar nga ai ta hedh kanaçen në kosh plehrash. Nxënësi nuk e ka dëgjuar, pastaj pastruesi e ka shtyrë nëpër shkallë dhe e ka goditur në fytyrë.

Nxënësi ka marrë lëndime dhe ka shkuar në Spitalin e Manastirit dhe e ka njoftuar babin. Më pas ngjarja është paraqitur edhe tek drejtori i shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat