Llapjanit i konfiskohet drogë

Kronikë e zezë

Llapjanit i konfiskohet drogë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, peshë prej 10.5 gramë, një komplet letra- rizlla.

Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja-kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit  me ç’rast është gjetur  një qese  e vogël e mbushur me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, në peshë  0.9 gr , 11 qese  të najlonit të zbrazura si dhe një komplet letra –“rizla”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën  e  mbajtjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat