43 vjeçari me çrregullime mendore kanos mjekun me thikë

Kronikë e zezë

43 vjeçari me çrregullime mendore kanos mjekun me thikë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një 43 vjeçar ka kanosur me thikë mjekun e spitalit të Gramshit, por është vënë në pranga nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Gramshit, ku për motive të dobëta Bujar Hoda ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se autori vuante nga çrregullime mendore por nuk është i pajisur me kartelë. Ai ka shkuar në spital dhe ka akuzuar mjekun që nuk i ka mjekuar mirë bashkëshorten prej 15 vitesh.

“Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun”, thotë policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat