Një person është gjetur i vdekur në një kanal të Prishtinës mbrëmjen e që lamë pas.
Në fshatin Hajvalia një person i moshës rreth 60 vjeçar kishte rënë në kanal. Ai kishte humbur jetën. Rastin e ka lajmëruar në polici një banor i lagjes.
Në vendin e ngjarjes kishin shkuar policia dhe ekipet mjekësore ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Mësohet se i ndjeri kishte vuajtur nga epilepsia.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili po i vazhdon hetimet. Ndërkohë që trupi i pa jetë i 60-vjecarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.