Detaje nga vrasja në Shkodër: Goditi me çekiç gruan e dytë, kishin tre vite që bashkëjetonin

Kronikë e zezë

Detaje nga vrasja në Shkodër: Goditi me çekiç gruan e dytë, kishin tre vite që bashkëjetonin

Më: 27 prill 2018 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës ku burri ka vrarë gruan me sende të forta duke e goditur me çekiç në kokë.

Autori i krimit është shtetasi Bashkim Teli rreth 70 vjeç, autori menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia.

Viktima është identifikuar si Suzana Shemuni, 58 vjeç, e cila ishte gruaja e dytë e autorit. Ata kishin tre vite që jetonin me njëri-tjetrin. Çifti njihej si problematik dhe se kishin grindje të vazhdueshme mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Parrucë”, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi.

Policia njofton se: Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit: Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Ngjarje e rëndë në familjen shqiptare, i moshuari vret partneren me çekiç

Krim i rëndë brenda familjes në Shkodër. Burri ka vrarë bashkëjetuesen e tij, duke e qëlluar disa herë në kokë me çekiç dhe ajo ka gjetur vdekjen si pasojë e plageve.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policise 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:

Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat