Zbulohet emri, ja kush ishte shënjestra e shpërthimit në Lushnje

Kronikë e zezë

Zbulohet emri, ja kush ishte shënjestra e shpërthimit në Lushnje

Më: 6 maj 2018 Në ora: 08:46
Ilustrim

Një shpërthim tritoli ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen ‘18 tetori’.

Lënda eksplozive ishte vendosur në një makinë ‘Fiat’ me targa AA411 GP.

Makina është në në pronësi të Altin Ahmetaj, 44 vjeç, i cili mëoshet se ishte edhe shënjestra e këtij shpërthimi.

Njoftimi i policise

Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen “18 Tetori”, Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit A. A., 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.

Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat