Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar: tri armë, 13 karikatorë dhe 436 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Siç ka thënë PK-ja, rasti vazhdon të hetohet.