Sekuestrohet makina me tabela të falsifikuara

Kronikë e zezë

Sekuestrohet makina me tabela të falsifikuara

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

Në fshatin Sarpelj të Leposavicit, Policia e Kosovës ka sekuestruar një makinë, pasi që dyshohet se shoferi i saj ka falsifikuar shënimet me tabelat e vendosura në veturë.

Nga policia është ndaluar vetura me tabela të Italisë, me vozitës mashkull serb/shtetas i serb, i cili gjatë legjitimimit dhe verifikimit të mjetit , dyshohet se ka falsifikuar  shënimet e mjetit me tabelat e vendosura në veture.

Me vendimin e prokurorit vetura  është sekuestruar dhe dërguar për hetime tek terminali doganor-Mitrovicë.  I dyshuari pas intervistimit lirohet. Rasti mbetet të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat