Graçanicë: Serbi godet 20 herë me thikë gruan dhe fëmijën

Kronikë e zezë

Graçanicë: Serbi godet 20 herë me thikë gruan dhe fëmijën

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Në fshatin Gushtericë në komunën e Graçanicës ka ndodhur një rast i rëndë i dhunës në familje.

Burri ka therë gruan e tij 20 herë me thikë, mirëpo edhe foshnja e cila gjendej në duart e nënës gjatë sulmit është lënduar dhe ka disa të çara në trup.

Sipas RTK2, gruaja 22 vjeçare është lënduar rëndë dhe është dërguar në Graçanicë, së pari, për operim, më pastaj në Mitrovicën e veriut ku pritet të operohet.

Gjendja e saj mbetet kritike, ndërsa sulmuesi është arrestuar për 48 orë.

Sipas raportimeve gruaja 22 vjeçare është sulmuar 20 herë me thikë në trupin e saj ndërsa ka edhe një goditje në zonën e gjoksit pran zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat