Vdes 32 vjeçarja në aksident në rreth-rrotullim - Bota Sot
Vdes 32 vjeçarja në aksident në rreth-rrotullim

Kronikë e zezë

E hënë, 25 qershor 2018

Vdes 32 vjeçarja në aksident në rreth-rrotullim

Më: 25 maj 2018 Në ora: 23:36

Si pasojë e një vetëaksidenti në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë, në rrethrrotullimin afër fshatit Mazgit, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Komandanti i trafikut rajonal në Prishtinë Milaim Fejzullahu tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

“Një 32 vjeçare ka humbur jetën në aksident dhe tre të tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në QKUK”, tha Fejzullahu.

Ai tha se sipas informacioneve të para të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Fejzullahu tha se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrethrrotullim.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test