Një 55 vjeçar në fshatin Kallm i Vogël në Fier i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. Viktima Alush Kumanaku është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij nga familjarët.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.