Polici e Kosovës ka njoftuar se një person është tentuar të vritet nga persona të panjohur në Gjilan.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, thuhet në njoftimin për media.
Kurse, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.