Rrahje masive me shkopinj, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje masive me shkopinj, arrestohen tre persona

Nga: N.H Më: 2 qershor 2018 Në ora: 12:28
Ilustrim

Raportohet se për shkak të një borxhi, në fshatin Duhël të Suharekës, janë rrahur mes vete me shkopinj prej druri katër persona.

Si pasojë e rrahjes, tretman mjekësor kanë marrë në spitalin rajonal të Prizrenit, tre të dyshuar, ku më pas janë liruar, përcjell "Bota sot".

“Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar-bastisur shtëpitë  e të dyshuarve me  ç’ rast  tek njëra palë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me afat të skaduar  dhe 16 fishekë 16-GA. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, katër personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat