Vdes njëri nga dy të aksidentuarit me motoçikletë në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vdes njëri nga dy të aksidentuarit me motoçikletë në Gjakovë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Njëri nga dy personat e aksidentuar me motoçikletë në Osek Pashë të Gjakovës ka vdekur para gjysmë ore.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar se pasagjeri i cili ishte lënduar në aksident ka vdekur para 30 minutave.

Kallxo merr vesh se në këtë aksident ishin lënduar F.V, i datëlindjes 1996, dhe E.B., i lindur mër 1998.

Një i afërm i E.B. ka njoftuar në rrjetet sociale për vdekjen e këtij të fundit.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Osek Pashë të Gjakovës.

Policia dyshon se drejtuesi i motoçikletës ka humbur aksidentalisht kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat