“Hajde nëse vesh pantallona!” Provokimi që i mori jetën shqiptarit, u ther nga 28 vjeçari grek

Kronikë e zezë

“Hajde nëse vesh pantallona!” Provokimi që i mori jetën shqiptarit, u ther nga 28 vjeçari grek

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Tre ditë kanë kaluar nga dita kur në lagjen Peristeri të Athinës një 26 vjeçar shqiptar u godit për vdekje me thikë.

Këtë të shtunë janë zbardhur disa detaje të reja, dy dëshmitë e të arrestuarve për vrasjen e mistershme të shqiptarit.

Vrasësi është një 28 vjeçar, ndërsa i ati, 59 vjeç, ka qenë bashkëpunëtori i të birit. Fillimisht gjithçka ka nisur si një sherr për arsye banale. Një e sharë e 28 vjeçarit që kreu vrasjen ka sjellë nervozizmin e shqiptarit i cili i ka thënë që të vinte për t’u sqaruar me të, duke e provokuar me një “kusht”... “hajde nëse vesh pantallona”.

Kjo fjali ka sjellë dhe ngjarjen tragjike. 28 vjeçari grek ka ardhur dhe e ka goditur për vdekje me thikë shqiptarin, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Shqiptari punonte si recepsionist në një hotel të kryeqytetit grek, ndërsa vrasësi ishte shitës në një byrektore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat