Iu merrte para të burgosurve për të ndikuar te gjyqtarët, pranga oficerit të burgjeve në Burrel

Kronikë e zezë

Iu merrte para të burgosurve për të ndikuar te gjyqtarët, pranga oficerit të burgjeve në Burrel

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar në flagrancë një shtetas, me detyrë oficer në burgun e Burrelit, pasi ka dyshime se ka kryer veprën penale të korrupsionit. Në pranga përfundoi Albert Patushi 45 vjeç lindur në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Albert Patushi ka dyshime se iu ka marrë para të burgosurve në Burrel në shuma të konsiderueshme. Patushi i ka marrë paratë me qëllim që të ndikojë te gjyqtarët për të liruar të burgosurit në mënyrë të kundërligjshme. Ndalimi i oficerit u bë tani, por se hetimet ndaj tij kishin 3 muaj që kishin nisur. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur procedim penal në ngarkim të Patushit. Materialet iu kaluan Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat