Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pasi që kanë rrahur një femër. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:25 në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë familjare ndaj viktimës femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës.
Kurse, viktima së bashku me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./BS