Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat në Lushnje, ku një 46 vjeçar është aksidentuar e për pasojë ka humbur jetën.
Policia njofton se shtetasi 46 vjeçar me inicialet K.T, duke i dhënë motorit ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur në rrugë. 46 vjeçari ka humbur jetën teksa uniformat e bardha po e transportonin për në spital.
Njoftimi i policisë:
Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.