Policia gjen një pushkë gjysmë automatike në fshatin Mramor

Kronikë e zezë

Policia gjen një pushkë gjysmë automatike në fshatin Mramor

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 15:20
Pushka

Policia njofton se sot në ora 09:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor veriu ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Mramor të Prishtinës.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një pushke gjysmë automatike.    

Ndërkohë që policia ka gjetur  dhe sekuestruar armën ndaj të dyshuarit; S. G,  50 vjeç,  është  iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë, për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat