Aksident i rëndë në Saraj, makina përfundon në oborrin e një shtëpie

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Saraj, makina përfundon në oborrin e një shtëpie

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 10:37
Aksident i rëndë

Sot në mëngjes në Saraj të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin një makinë me targa të Serbisë ka dalur nga qarkorja e autostradës në Saraj dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Në pamjet e publikuara nga TV Shenja, dëgjohet se si anëtarët e familjes ku u fut vetura fillimisht nuk besonin se mund të kishte të mbijetuar, nga ky aksident i rëndë.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:25 të mëngjesit dhe në veturë ka qenë vozitësja, një grua 36-vjeçare. E vetmja e lënduar mësohet të jetë vetëm vozitësja, ndërkaq në veturë raportohet se ka pasur një karrocë për fëmijë.

Megjithatë, për shkak të shokut të përjetuar, gruaja nuk ka arritur të konfirmojë nëse me të ka pasur ndonjë fëmijë ose jo në veturë. Shoferja është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e saj për momentin nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat