Merr fund arratia e 41-vjeçarit të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Merr fund arratia e 41-vjeçarit të shpallur në kërkim

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:20
Ilustrim

Policia e Krujës ka arrestuar sot një 41-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.  Personi i arrestuar është Besim Hysa 41 vjeç, banues në Krujë

Kujtojmë shtetasi B.Hysa më datë 26 shkurt 2018 në Cudhi, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin G.H. 22 vjeç.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest me burg” në ngarkim të  shtetasit të mësipërm për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76 – 22, 278 / 2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat