Arrestohet hakeri që dëmtoi imazhin e personaliteteve publike

Kronikë e zezë

Arrestohet hakeri që dëmtoi imazhin e personaliteteve publike

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se përmes internetit ka hyrë në sistem kompjuterik dhe ka arritur të shpërndaj viruse kompjuterike nëpër profile të përdoruesve të rrjeteve sociale, duke dëmtuar imazhin e personaliteteve të ndryshme publike, si dhe përfitim material.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar 1 shtëpizë kompjuteri, 2 llap top, 2 telefona celular, 1 USB memorie dhe 9 kartela bankare.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat