Kuksianët ankohen për taksën e Rrugës së Kombit: Rrit tarifat e transportit - Bota Sot
Kuksianët ankohen për taksën e Rrugës së Kombit: Rrit tarifat e transportit

Kukësi

E martë, 12 dhjetor 2017

Kuksianët ankohen për taksën e Rrugës së Kombit: Rrit tarifat e transportit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 12:47
Ilustrim

Në Kukës, qytetarët dhe biznesi nuk janë dakord për taksën për Rrugën e Kombit pas dhënies me koncension.

Bizneset e shohin si barrë për ta që rrjedhimisht do shkarkohet tek qytetarët. Kreu i shoqatës së biznesit në Kukës, Sokol Kolgjini, nga taksimi biznesi kuksian  do ketë një humbje rreth 120 mijë euro në muaj ose 1.4 milion euro në vit.

Sinkron Sokol Kolgjini kryetar i shoqatës Biznesi për Bisnesin: Për çdo mjet paguajmë taksën e qarkullimit që shkon për mirëmbajtjen e rrugëve dhe nuk ka ka arsye të paguajmë taksë shtesë. Do të ketë një humbje prej 120 mijë eurosh  ose ndryshe 1. 4 mln euro në vit.

Ndërsa qytetarë e drejtues automjetesh gjykojnë se kjo taksë do të rrisë tarifat e transportit.

Qytetarët: Do të jetë shumë problem. Do ngrihet bileta e autobusit dhe makinave të vogla. Do të thotë fukarallëk.

Ministria e Transportit ka njoftuar dhënien me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit një kompanie turke.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test