Reshjet e borës "pushton" veriun, probleme në aksin Kukës-Kalimash

Kukësi

Reshjet e borës "pushton" veriun, probleme në aksin Kukës-Kalimash

Më: 3 janar 2017 Në ora: 21:12
Kukës

Reshjet e para të borës për këtë vit kanë nisur sot. Për pasojë, aksi rrugor Kukës – Kalimash është bllokuar dhe kjo gjë ka paraqitur probleme në qarkullimin e makinave.

Trashësia e borës në aksin rrugor në fjalë ka arritur deri 2 metër e 10 centimetër.

Në terren ka pasur borëpastruese, që kanë punuar vazhdimisht për të çbllokuar rrugën.

Reshjet e para të borës janë shënuar jo vetëm në Kukës, por në disa rrethe të veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat