Basha në Kukës: Kamionët e qeverisë ngarkohen me dru, qytetarët ndëshkohen për shkarpa

Kukësi

Basha në Kukës: Kamionët e qeverisë ngarkohen me dru, qytetarët ndëshkohen për shkarpa

Më: 10 janar 2017 Në ora: 16:36
Lulzim Basha në Kukës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në Kukës për të parë nga afër situatën në një prej zonave më të prekura nga acari dhe bora, por edhe nga braktisja e qeverisë.

Duhej që të kërkohej publikisht ndihmë që qeveria të kujtohej për Kukësin e të niste disa ndihma modeste për banorët e bllokuar në zonat e Kukësit.

Mesditën e sotme, Basha zhvilloi një takim në bashkinë e Kukësit me drejtuesit lokalë të cilët i ka falënderuar për punën e bërë deri më tani edhe pse ishin të braktisur nga qeveria.

“Kam qenë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiake. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira, me mungesë energjie. Ngrohja dhe drutë e zjarrit, janë një problematikë e ngritur nga qytetarë të djathtë dhe të majtë”,- është shprehur Basha.

Sipas tij, “regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues. Kamionët e qeverisë ngarkohen me dru, ndërsa qytetarët ndëshkohen për shkurre”. Sipas kreut të PD-së, situata është e rënduar në të gjithë vendin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat