Risi elektorale unikale e qarkut të Kukësit

Kukësi

Risi elektorale unikale e qarkut të Kukësit

Nga: Ramiz Lushaj Më: 7 maj 2017 Në ora: 11:45
Selvi Becaj

Diplomatja Selvi Beçaj u shpall e para kryesuese e Listës së LSI për Qarkun e Kukësit (përfshin bashkitë e Tropojës, Hasit e Kukësit).  E, mbasandejna, pas disa orësh  ekonomistja e ministrja Mimi Kodheli  ishte kryesuese e Listës së PS për Qarkun e Kukësit. Përndryshe: Mimoza Hajdarmataj edhe po të mos jetë kandidate për deputete në këtë elektoriadë, ajo është deputete aktuale e Tropojës dhe e Qarkut të Kukësit prej katër vitesh.
 
Kjo është risi kombëtare, pasi dy apo tri forcat kryesore politike përfaqësohen për herë të parë në Qarkun e Kukësit me femra kryesuese në listat  e partive LSI e PS, e ndoshta edhe PD.

Kjo nuk ka ndodh në asnji qark të Shqipërisë.
Kjo nuk ka ndodh në asnjë elektoriadë shqiptare.

Image
Mimi Kodheli

Diplomatja e kandidatja për deputete, Selvi Beçaj, nga ana genetike i përket edhe Kukësit, por ajo është edhe e Tropojës, pasi  është nuse në derën e njohur të Kadri Ponarit, e martuar me biznesmenin Kastriot Ponari, president i Fonadacionit “Kastriot Kadri Ponari”, investues kontributor për mirë në fshatin e tij të Ponarëve, në  sektorë të kulturës, sportit, etj.  në Tropojë e gjetkë.
 
Ing. Mimoza Hajdarmataj, ish studente Dhjetort ’90, është nga Tropoja, e lindur në Tropojë, e martuar  në Tropojë me ushtarakun e karierës e i angazhuar në biznese, Arben Hajdarmataj. Disa zëra përshperitin se në mes shumë kandidaturave të Tropojës, ndoshta, ing. Mimoza Hajdarmataj  mund të jetë kryesuese e Listës së PD në Qarkun e Kukësit, nëse PD do të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017
 
Krejt ndryshe, qëndron çështja me ministren aktuale Mimi Kodheli, doktore e shkencave ekonomike, e cila është “importuar” elektorale politike nga Tirana, pas ikjes enigmatike nga Qarku i Kukësit të Kordinatorit të maparshëm socialist, Ilir Beqja dhe, me sa kam dëgjuar, në cilësinë e ministres të Mbrojtjes ka një kontribut të vetëm në ngritjen e një ure në rrugën bjeshktare për në Sylbicë të Bytyçit.

Image
Mimoza Hajdarmataj

Këto kandidate për deputete në Qarkun e Kukësit, në varësi të rezultatit të zgjedhjeve elektorale të 18 qershorit të pritshëm, mbi bazen e aleancave paszgjedhore të mundshme, bazuar në CV-të e tyre të derisotme, jo vetëm Mimi Kodheli – ministre aktuale e  Mbrojtjes, por edhe diplomatja Selvi Beçaj –Ponari, edhe ing. Mimoza Hajdarmataj (nëse PD hyn në zgjedhjeve pas plotësimit të kushteve politike të saj) mund të jenë (e, pse jo) ministre të ardhshme në Kabinetin Qeveritar të shtatorit 2017. Troku elektoral po starton zyrtarisht. Gara mbetet e hapur…!
 
Risia elektorale e Qarkut të Kukësit me përfaqësimin me femra kryesuese të listave të dy apo tri partive kryesore parlamentare do të mbetet unikale në historinë e elektoriadave shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat