"Ishim me pushime në Golem, vajza i ka hipur autobusit dhe është zhdukur, na ndihmoni ta gjejmë"

Kukësi

"Ishim me pushime në Golem, vajza i ka hipur autobusit dhe është zhdukur, na ndihmoni ta gjejmë"

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 16:50
Julinda Dina

Julinda Dina është një 16-vjeçare nga Kukësi e cila është deklaruar e humbur nga policia dhe familja po përdor çdo kontakt për ta gjetur.

Ajo është larguar dje në orët e pasdites nga familja dhe në informatat e fundit thuhet se i ka hipur një autobusi nga Golemi për në Durrës.

Sipas deklaratave të familjes, ajo nuk ka patur asnjë konflikt së fundi me familjarët e saj dhe nuk është bërë e ditur nëse e ka detyruar dikush të largohet apo e ka kryer gjithçka me dëshirën e saj.

Pershendetje te nderuar jam Shaqir Dina nga Kukesi. Nga mbreme deri sa ishim ne plazhin e Golemit kemi humbur qo kontakt me bijen time. Kemi raportuar ne policine e Durresit por ende nuk kemi asnje informat per te. Vajza quhet Julinda Dina dhe eshte vetem 16 vjeçare. Kerkojme nga ju si media mjaft e shikuar qe permes publikimit te juaj te na ndihmoni te gjejm vajzen per te cilen jemi shume te brengosur. Per çdo informat mund te na kontaktoni ne telefonin +355 686704523 Shaqir Dino. Lusim te gjithe ata qe mund ta njohin apo rastesisht takojne te lajmerojne stacionin me te aferm te policise apo ne në telefonin e larteshenuar. Ju lutemi te na ndihmoni se jemi shume te shqetesuar.

Vajza dje ne oret e pasdites eshte larguar nga familja dhe ka marre nje autobus nga Golemi per ne Durres.

Nuk kemi patur ndonje konflikt me vajzen, ajo gjendej me pushime me nenen, mua dhe dy motrat ketu ne Golem,-shprehet i ati.

Nëse keni informacion për vajzën kontaktoni në numrin e telefonit: +355 686704523 Shaqir Dino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat