Ambasadorja e Gjermanisë në Kukës: Emigrimi nuk është alternativë, shqiptarët po kthehen duar bosh

Kukësi

Ambasadorja e Gjermanisë në Kukës: Emigrimi nuk është alternativë, shqiptarët po kthehen duar bosh

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:20
Suzanne Schultz

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Suzanne Schultz nga Kukësi ka deklaruar se emigrimi jashtë vendit nuk është alternativë, pasi shumë shqiptarë po kthehen me duar bosh.

Në inaugurimin e qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut, ajo tha se ka takuar shumë njerëz që duan të ecin para profesionalisht.

“Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri.”, -tha ambasadorja, raporton “Ora News”.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu tha se taksat në këtë qytet janë të ulëta dhe qëllimi është të thithim investime.

“Të zhvillojmë qytetin për të frenuar azilkërkuesit. 42.2% e familjeve janë me ndihmë ekonomike.”, -u shpreh Shehu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat