LSHB, kërkon rikthimin e bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin e Kukësit

Kukësi

LSHB, kërkon rikthimin e bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin e Kukësit

Nga: N.H Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:01
Delegacioni i LSHB-së e dorëzoi kërkesën për rikthimin e Bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin e Kukësit

Sot qytetin e Kukësit e vizitoi një delegacion i LSHB-së i kryesuar nga Frashër Racaj dhe Frrok Bardhi dhe anëtar të LSHB-së nga Trojet etnike, ku u priten në takim nga përgjegjësi për Kultur dhe Trashegimi Kulturore Petrit Palushi ku u zhvilluan biseda në lidhje më vendosjen e Bustit të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i cili disa muaj më parë është larguar nga Sheshi në qëndër të Kukësit për rikonstruktim. 

Nga biseda dy palëshe, përgjegjësi për Kultur dhe Trashegimi Kulturore premtoi edhe në emër të kryebashkiakut Shehu së Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu do të vendosët në sheshin e Kukësit më datën 17 -01-2018 ku do të organizohet një manifestim i përmasave gjithëkombëtare pasiqë viti 2018 është shpallur vit jubilar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më këtë premtim u pajtua edhe delegacioni i LSHB-së i cili i tha përgjegjësit për kultur dhe trashegimi kulturore së nese nuk rikthehet Busti ne do ta vendosim vetë në shesh aty ku e ka qenë, në këtë takim u bisedua edhe për ruajtjen dhe përkujdesin e monumenteve historike në menyr institucionale si vlera të pakuntestuara të popullit tonë.

Delegacioni i LSHB-së e dorëzoi kërkesën për rikthimin e Bustit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Bashki në sekretarinë e kryebashkiakut Bashkim Shehu dhe të përgjegjësit për Kulturë dhe Trashegimi Kulturore Petrit Palushi. Delegacioni i LSHB-së bëri vizita dhe homazhe në varrezat monumentale të qytetit të Kukësit dhe të varri i ideologut të Shqipërisë së Bashkuar Heroi të Kombit Hasan Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat