Të enjten promovohet libri i historianit të njohur Jusuf Buxhovi, “Kosova: Histori e Shkurtër”

Kultura

Të enjten promovohet libri i historianit të njohur Jusuf Buxhovi, “Kosova: Histori e Shkurtër”

Nga: N. H Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:37
Jusuf Buxhovi

Të enjten në librarinë “Dukagjini” do të bëhet promovimi i librit i autorit dhe historianit të njohur, Jusuf Buxhovi, “Kosova: Histori e Shkurtër”, shkruan “Bota sot”.

Promovimi do të bëhet më fillim nga ora 18:00, kurse, si pasojë e masave për parandalimin e pandemisë, numri i pjesëmarrëseve është i limituar.

Ja njoftimi i plotë:

Të enjten, më 11 Mars, në ora 18:00, në Librarinë Dukagjini, bëhet promovimi i librit "Kosova: Histori e Shkurtër", nga autori dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi.

Si pasojë e masave për parandalimin e pandemisë, numri i pjesëmarrëseve është i limituar. Për të marrë pjesë në promovim dhe diskutim, ju lutem rezervoni vendin tuaj duke na shkruar në DM.

Ky libër është përmbledhje e serisë së librave "Kosova".

Image
“Kosova: Histori e Shkurtër”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat