Vargjet e mia

Kultura

Vargjet e mia

Nga: Zymer Mehani Më: 2 tetor 2021 Në ora: 07:51
Ilustrim

Vargjet e mia
Burojnë nga shumë plagë
Dhe nga kohë e shkuar që na ka lënë vrragë

Vargjet e mia
Burojnë nga e vërteta
Dhe nga shumë andralla që na shkakton jeta

Vargjet e mia
Burojnë pa urrejtje
E s’ shterojnë  si lumë që s’ka ujë për etje

Vargjet e mia
Burojnë për këtë Tokë të Gurëzuar
Dhe për lot t’Rozafës n’kala të muruar

Vargjet e mia
Shpërthejnë porsi  lavë vullkani
Vërshojnë nga shpirti im me fuqi Titani

Vargjet e mia
Burojnë për ble të flokut tënd, vashë Kosove
Për tëndin qerpik porsi krah shqiponje

Vargjet e mia
Shpërthejnë me furi
Për fëmijë të dëshmorëve, që rriten në liri

Vargjet e mia
Shpërthejnë si furtunë e paparë
Për Dëshmorët e Kombit- në t’ Atdheut Altar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat