Fahrije Hoti, heroina e vitit 2021

Kultura

Fahrije Hoti, heroina e vitit 2021

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 4 janar 2022 Në ora: 22:51
Fahrije Hoti

Një histori e trishtë e Fahrije Hotit që bëri histori në botë. Është aty e cila qëndron pa u luhatur. Stoike. Krenare.

Ishte misioni dhe histori e vështirë e një dhe shumë grave tjera të Krushës së Madhe. Krusha është krenare me Fahrijen dhe të tjerat. Po ashtu edhe Kosova.Krajatat dhe sukseset e saj para,gjatë dhe pas lufte janë dëshmi. Është një histori të një heroine të Kosovës. Ajo dhe e gjithë Kosova ndihen shumë krenar për suksesin e saj dhe për të gjitha femrat qëndrestare si ajo. Një të lumtë e madhe për gratë shqiptare kudo që janë, që na bëjnë të jemi krenar!

E lindur dhe e rritur në vendlindjen e veprimtarit dhe intelektualit të shquar të Kosovës,Ukshin Hotit,Fahrija nga Krusha e Madhe, ka lënë gjurmë dhe bëri histori.E kjo histori e trishtë e saj është përjetësuar në filmin tanimë me namë botërore “ZGJOI”,në regji të Blerta Bashollit.Filmi tregon historinë e Fahrije Hotit,një grua burri i së cilës është zhdukur që nga lufta në Kosovë 1998/99.

Ajo nis një biznes të vogël bujqësor për të siguruar mbijetesë për familjen e saj në një mjedis tradicional e patriarkal ku ambicia e saj për fuqizimin e grave shihet si anë pozitive. Është Fahrija gruaja nga e cila erdhi frymëzimi për filmin “Zgjoi”.Gruaja zemërdëlirë e shpirtbardhë. Një heroinë dhe një personazh e vitit 2021. Por jo vetëm kaq. Ajo është timonierja e kooperativës bujqësore të grave “KRUSHA”.

Një grua fisnike dhe me plot energji pozitive.Krenaria e Kosovës.Gruaja që bëri hustori të pa paparë deri tash.Është zëri i mbijetesës, trimëreshë, burrneshë dhe guximtare.Guximtare,sepse provoi dhe bëri gjëra që askush si kishte bërë para saj.Ajo mbajti idetë e saj pa kompromis edhe në kushte e rrethana të vështira për një grua-nënë.Nuk u tremb nga sfidat e jetës.

Fahrija është simbol i të gjitha grave në Kosovë.Ky simbol i përjetësuar në filmin “Zgjoi” përgjatë këtij viti ka korrur suksese të jashtëzakonshme në festivalet ndërkombëtare.Nuk ka ndodhur muaji pa ndonjë kumt të suksesshëm.E nisi atë me marrjen e tri çmimeve kryesore në Festivalin e filmit  në Sundance të SHBA-ve, kurse dhjetorin po e përmbyll duke hyrë në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz “OSCARS 2022”, në kategorinë e filmave të huaj, të propozuar nga Kosova.

Lista e suksesve të filmit është e gjatë.E tërë bota filmëdashëse iu gëzua suksesit të këtij filmi në festivalin e parathënë.Rolin e Fahrije Hotit e luan aktorja Yllka Gashi e cila u shpall aktorja më e mirë në një festival të njohur të filmit në Spanjë për portretizimin e shkëlqyer të Hotit dhe grave tjera të Krushës...Pra,filmi është fituesi i tri çmimeve në Sundance të SHBA-ve:Filmi më i mirë,regjia më e mirë dhe çmimi i publikut.”Zgjoi” është futues edhe i festivalit mesdhetar,pastaj fitues i dy çmimeve të publikut dhe jurisë në festivalin e Francës.Është filmi më i shikuar i vitit 2021 në kunemanë Cineplexx në Prishtinë.

Për Fahrijen dhe filmin ku heroina kryesore është ajo me gra tjera krushjane ka për të shkruar shumë e më shumë.Kështu pra Kosova po e përmbyll motmotin 2021 me sukses në arenën ndërkombëtare me filmin “Zgjoi”.

Përulje dhe respekt të pakufishëm me shkronja të mëdha - FAHRIJE HOTI, revolucionarja inspiruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat