Çeku takoi përfaqësuesit e garës “Pianisti i ri”

Kultura

Çeku takoi përfaqësuesit e garës “Pianisti i ri”

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:09
Pamje nga takimi

Ministri Hajrulla Çeku sot ka pritur në takim përfaqësuesit e garës ndërkombëtare të pianos “Pianisti i ri”, drejtuesen Vlora Baruti si dhe fituesit e viteve të kaluara, pianistët Anila Aliu, Erita Qafleshi, Bimi Milla, Dea Bajrami.

Bashkë diskutuan për organizimin e kësaj gare tashmë tradicionale, rëndësinë që ka në zbulimin dhe ngritjen e talentëve të rinj në piano.

Gjithashtu për përgaditjet që po bëhen për edicionin e 15-të, që do të mbahet këtë vit.

Ministri Çeku i përgëzoi për punën e tyre të deritanishme dhe angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe profilizimin e pianistëve premtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat