Mësimdhënësit e Stubllës nëpër kohë

Kultura

Mësimdhënësit e Stubllës nëpër kohë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:24
Kopertina e librit

Ky libër, të cilin po ju paraqesim kësaj radhe, përmban  vlera të konsiderueshne edhe për faktin se ,siç e thotë edhe vetë autori (fq.21-24),është "dëshmi e historisë mësimore", është dëshmi e rrugëtimit të këtij vendi(Stubllës-I.A.) dhe i mësimdhënësve të saj NËPËR KOHË  dhe rrethana të ndryshme jetësore , kulturore , historike , gjeografike, demografike , politike ,arsimore etj.Në libër, siç shihet edhe tek përmbajtjaështë përfshirë jo vetëm jeta dhe veprimtaria e mësimdhënësve të Stubllës së Epërne, të Stubllës së Poshtme, të Llokmes dhe Letnicës, por edhe mësimdhlnëset që ishin martuar në këto fshatra. Në këtë libër janë përfshirë edhe ato dhe ata mësimëdhënës që kanë dhënë dhe japin mësim edhe jashtë Stubllës. Aty janë përfshirë edhe mësimdhënësit  dhe mësimdhënëset tanë në Diasporë, gjë që këtë libër e bën jo vetëm më të plotë, por edhe me më shumë vlerë. Kështu, prandaj ky libër që është shkruar me shumë mund dhe përkushtim është jo vetëm dëshmi e "HISTORISË MËSIMORE"(fq.21), por edhe një lloj doracaku-leksikoni që na ofron shumë informacione në lidhje me problematikën e trajtuar, por edhe shumë të dhëna historike dhe biografike, mjaft interesante për mësimëdhënësit dhe mësimëdhënëset, sikundër edhe shumë citime (referenca)që reflektojnë jo vetëm për Stubllën, por edhe për historikun e SHKOLLËS SË PARË SHQIPE , për cilën shumë studiues shqiptarë dhe të huaj kanë thënë e kanë shkruar se ka ekzistuar në formën e një kolegji që në shek.XV-të...

STRUKTURIMI I LIBRIT

------------------------------------

Lubri në fjalë të cilin autori ia kakushtuar Gjergj Fishtës, është strukturuar në një formë paksa jo të zakonshme ,e kjo si duket është kushtëzuar nga tematika që është trajtuar aty.

Libri në fillim ka një fjalë hyrëse, pastaj PARATHËNIE ku janë tri njësi shkrimore të autorëve :

Sokol Halit,Kryetar i Komunës së Vitisë,

Marjan Ramaj, Kryetar i fshatit Stubëll,

Qahil Sinani, këshilltar i kryetarit të Komunës.

Pas kësaj vjen fjala e recenzentit, Engjëll Koliqit dhe një fjalë rreth librit shkruar nga autori i librit,Gjon F.Gjergji.

I.GJURMIME HISTORIKE,

----------------------------------------

me njësitë shkrimore:

1.HISTORI E SHKURTËR E STUBLLËS,

2.SHKOLLA NË STUBËLL TË EPËRME SHTYLLË DHE DJEP I DIJES,

3.KONGRESI I MANASTIRIT DHE SHKOLLA E DOM MIKELIT,

4.MËSUESIT E PARË TË STUBLLËS SË EPËRME  NË SHËRBIM TË KOMBIT DHE ZOTIT.

II.MËSIMDHËNËSIT  E STUBLLËS NËPËR KOHË-

JETA DHE VEPRIMTARIA E TYRE(fq.97-244),

III.MËSIMDHËNËSIT E STUBLLËS NË DIASPORË(fq.250-265),ku kemi të dhëna  shumë interesante, pak ose fare të njohura deri më tash.

Krejt në fund është dhënë një FALËNDERIM nga ana e autorit, dhe:

LITERATURA.

Vlen të theksohet krejt në fund se libri është ilustruar me qindra fotografi që librin e bëjnë më të kapshëm dhe më intersant, gjithësesi edhe me më shumë vlerë.

Në fund një rekomandim për autorin: Përkundër këtyre vlerave që i theksova, si çdo vepër edhe kjo ka disa mangësi të cilat autori pasi të jetë këshilluar me ndonjë autor që ka përvojë solide në fushën e letrave shqipe, mund t'i evitojë në ribotimin eventual të librit!

Përndryshe kështu siç është ky libër do duhej të ishte në shtëpinë e çdo stubllani.

Le  shpresojmë!

Image
Mësimdhënësit e Stubllës

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat