Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë

Kultura

Pas 30 vitesh karrierë, Will Smith më në fund arrin të fitojë çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 07:03
Will Smith

Aktori Will Smith ka qenë kryefjala e mbrëmjes në “Oscars 2022”.

Ai kërkoi falje mes lotësh pasi fitoi çmimin “Aktori më i mirë” pas një grindjeje të shëmtuar fizike me komedianin Chris Rock për një shaka që ai bëri në lidhje me gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Aktori 53-vjeçar fitoi nderin për punën e tij në filmin “King Richard” ku luan rolin e babait të tenisteve kampione, Venus dhe Serena Williams, shkruan DailyMail.

Ai fitoi çmimin vetëm pak minuta pasi sherri i tij në skenë me komedianin 57-vjeçar u bë viral.

Smith mundi aktorët Javier Bardem (Being the Ricardos), Benedict Cumberbatch (The Power of the Dog), Andrew Garfield (tik-tak, tik-tak… BOOM!), dhe Denzel Washington (The Tragedy of Macbeth).

Artisti Will Smith përndryshe ka një karrierë 30-vjeçare në film dhe ka qenë gjithsej tri herë i nominuar për “Oscars”.

Në të kaluarën ai është nominuar për rolet e tij të suksesshme në filmat “Ali” dhe “The Pursuit of Happyness”, por nuk ka fituar.

Ai kishte akuzuar vite më parë Akademinë e Filmave për racizëm, duke thënë se ngjyra e lëkurës së tij, kishte ndikuar që ai të mos fitonte një çmim “Oscar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat