Mbërrin çiltërsinë n’kupën e qiellit!...

Kultura

Mbërrin çiltërsinë n’kupën e qiellit!...

Nga: Sami Arifi Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:37
Sami Arifi

Pas rreziqeve vije fuqia, 

që e sjellë Perëndia!

S’mund t’shtypet drejtësia, 

n’mbendin e mendimeve t’mia!

Kur n’shëndet pengesa ka mbrendia, 

forcë t’jep Perëndia!

T’ringjallë e nuk t’le vetëm,

për t’vazhduar aty ku mbetëm!

T’kem besim për t’marrë force, 

për t’vazhduar ndriçim për jetë!

Për t’vulosur atë t’vërtetë…

për këtë t’ndihmon veç drejtësia! 

Për t‘i heur rrugët e këqia…

Zhvillimi mbrrinë n’zenit, 

njerëzia këtë ka për ta dit…

Kur drejtësia është n’mbrendinë e njeriut,

mbërrinë qiltërsia n’kupën e qiellit…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat