Nga poeti dhe pena e artë

Kultura

Nga poeti dhe pena e artë

Nga: Dede Deda Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Është hera e parë në jetën time që vlersoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet që me të vërtetë meritojnë vlersim dhe rrespekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlersim ashtu siç e shprehin poetët e mëdhejë, por do të shprehem me aq kapacitet që kamë, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm , është një mik një atdhetar një poet dhe pënë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër.

Image
Librat

 

Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zeri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin TINGUJT E ZEMRËS , ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem  një çast tek një poezi e tija që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezit i ka krijuar nga mergimi >> 

I PAMPOSHUR

Jam i pamposhtur 

Lëshoj kushtrim, 

Kam shumë zemra 

Në trupin tim.

Disa rrahin

Në gjoksin tim, 

Të tjerat më rrahin 

Në mërgim.

Më mbajnë të fortë, 

Më bëjnë trim,

Të gjitha janë

Nga gjaku im.

Jam tokë e vjetër 

Shkëmb e gur,

Kam shumë zemra 

Nuk shuhem kurrë.

Poeti Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përciellin ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie,>>          

                 ****

Unë nuk jam poet i madh 

Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria, 

Jam i vogli kosovar, 

Por shqip janë shkronjat e mia.

                     ***

Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e mëdhejë nga Shqipëria, ndersa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e mëdhejë që kan lënë gjurmë në letërsinë shqiptare.  Ky autor meriton vërtetë një vlersim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezit e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shpaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheutë >>

ORKESTRA

Ka shumë kohë,

Që po mendoj,

Një orkestër

Të formoj,

Ti mbledh bijtë

Nga Shqipëria

Nga kosova

E Malësia

Të këndojmë

Të gjithë bashkë

Siç kënduan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat