Meshari i Gjon Buzukut mbërrin në Shqipëri - Bota Sot
Meshari i Gjon Buzukut mbërrin në Shqipëri

Kultura

E shtunë, 27 gusht 2016

Meshari i Gjon Buzukut mbërrin në Shqipëri

Më: 11 nëntor 2012 Në ora: 21:17

Ka mbërritur nga Selia e Vatikanit në Tiranë kopja origjinale e librit të parë shqip, Meshari i Gjon Buzukut.

Kopja origjinale e Mesharit e cila daton që nga viti 1555 vjen në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ndërsa ajo do të qëndrojë e ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare gjatë muajit nëntor.

Meshari i Gjon Buzukut do të ekspozohet nesër në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare ndërsa do të qëndrojë atje deri më datën 28 Nëntor.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit pranoi kërkesën e Shqipërisë për të ekspozuar veprën më të lashtë në gjuhën shqipe, “Mesharin”, në Tiranë.

Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test