Moti prap ka për t‘u kthjelluar

Kultura

Moti prap ka për t‘u kthjelluar

Nga: Sami Arifi Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:13
Autori Sami Arifi

Pranvera e hershme neve na gëzoi,
me lulëzim pemësh natyrën zbukuroi…
fare pa pritë na erdhi hidhrimi,
lulet e çelura pemësh shkrumbuan nga acarimi…

Pranvera erdhi heret neve për t‘na gëzua,
por dëbora me vonesë frytet ka dëmtuar…

O ju të gëzuar mos u gëzoni shumë,
edhe ju t‘hidhëruar mos rrjedhni lot si lum…

T‘punojmë ne për t‘ndëryshuar jetën,
njëherë e përgjithmonë t‘mësohemi me t‘vërtetën…

T‘i kryejmë punët tona për t‘ec n‘rrugë t‘ndriçuar,
sepse moti prap ka për t’u kthjelluar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat