Gjendet dokumenti i rrallë i vitit 1287, përmendet Kruja

Kultura

Gjendet dokumenti i rrallë i vitit 1287, përmendet Kruja

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 9 qershor 2023 Në ora: 18:00
Kruja

Kruja përveç se njihet si një qendër e heroizimit dhe kushtrimit të lirisë arbërore e europiane në epokën e kryezotit Gjergj Kastrioti ,ajo në të kaluarën ishte edhe vend i fretërve apo misionarëve françeskan sikur shihet edhe në këtë dokument ,ku përmendet emri i fratit Romanus prej Krujës së Arbërisë.Dokumenti në fjalë është gjetur nga studiuesi i njohur Gjon Keka në arkivin e Vjenës.

Në brendësi të këtij dokumenti shkruan si vijon: „Ipeshkvët Raymond i Gap, Romanus i Croja(Krujës) (Crua), Waldebrun i Avlona-s(Vlorës) dhe Glavinica-s(Glavenicës),... i japin indulgjenca Kapelës së Shën Pjetrit, Palit dhe Nikollës në Gerolding...“

Ky dokument mbanë datën 14.03.1287,në fund të tij mbanë vulat përkatëse dhe gjendet në Arkivin e Vjenës,numrin e dokumentit dhe të dhënat tjera i mbanë studiuesi Gjon Keka në arkivin tij personal, për arsye që dokumenti të mos përvetësohet nga askush pa të drejtën e autorit që e ka gjetë dhe publiku dhe natyrisht të vendit se ku është gjetë.

Siç dihet françeskanët figurojnë në Shkodër në vitin 1288, që do të thotë se me nxjerrjen e këtij dokumenti franceskanët mund të kenë zënë vend edhe më herët në Arbëri, sikur shihet tek ky dokument i vitit 1287 që tregon se në Krujë kishte fretër që shërbenin.Duke mos harruar asnjëherë se pjesë e këtij rregulli ,pra të françeskanëve në Arbëri ishte edhe poeti e atdhetari ynë kombëtar Gjergj Fishta.

Ky dokument mund të konsiderohet tepër i rrallë të cilin gjatë hulumtimeve të tij e ka gjetë studiuesi Keka mbi Krujën si një dëshmi historike me rëndësi të veçantë.Një kopje nga origjinali të këtij dokument e mbanë historiani Gjon Keka në arkivin tij personal.

Image
Dokumenti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat