Me dhunë mi larguan fëmijët prej shtëpisë,
t’huajt dashtën këtu me u kurdisë…
Më lakmuan me qindra e mijëra vite,
Më coptuan me gënjeshtra pa t’vërteta mite!
Nga nën toka u tregova,
shtëpi për daranët u mbarova!
T’huajt ma ndërruan emrin mua,
por unë kurrë ata n’shtëpi si dua!
Mi mbyten pleq gra e fëmijë,
gjithçka m’bënë ç’është më zi…
Ju lutemi o ju fëmijët e mi,
mos braktisni këtë shtëpi!
Po ta lini ju shtëpinē bosh,
t’huajt do të futen si qentë nën kosh!
Themelet i kam thellë jo n’trap,
nga t’part e juaj t’larë me gjak…
Ta braktisni këtë derë t’shtëpisë,
është mëkat prej Tokës s’shenjt t’Dardanisë…