Pianistja Lule Elezi performon në Ditën kombëtare të Gjermanisë

Kultura

Pianistja Lule Elezi performon në Ditën kombëtare të Gjermanisë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:45
Pianistja Lule Elezi

Pianistja me renome ndërkombëtare Lule Elezi ka performuar në ditën kombëtare të Gjermanisë, në Gjermani!

Manifestimi qendror me moton "Gjermania- një atdhe" u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës Bingen am Rhein,  z. Thomas Feser e ku pianistja Lule Elezi ka mbajtur një koncert recital me veprat e kompozitorëve të mirënjohur gjerman dhe shqiptar si Beethoven, Schumann, Dhomi etj!

Në këtë koncert ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës politike e kulturore në Gjermani!

Pianistja Lule Elezi ka koncertuar në vende të ndryshme të Evropës, në Kinë, Japoni, Rusi, ShBA, etj. Koncerti recital i Elezit u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Pianistja Lule Elezi po vazhdon suksesshëm turin e saj të koncerteve gjithandej nëpër botë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat