​Opera e parë shqiptare “Mrika” vihet në skenë në teatrin “Migjeni”

Kultura

​Opera e parë shqiptare “Mrika” vihet në skenë në teatrin “Migjeni”

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

65 vjet më parë, më 1 dhjetor 1958, në Shkodër, u vu në skenë “Mrika”, opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar.

Ishte koha kur kryeqendra e kulturës hidhte një hap të guximshëm në një nga gjinitë më të vështira të artit, atë të veprës operistike. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, trupa artistike e teatrit “Migjeni” e riktheu sërish në skenë këtë kryevepër.

Kompozitorët shkodranë thonë se “Mrika” është themeli i muzikës së kulturuar shqiptare.

Në atë kohë ka qenë ngjarje e madhe dhe normalisht vazhdon edhe sot jehona e saj sepse bazohet një traditë e muzikës së kulturuar mbi këtë opera dhe mbi këtë fill muzikor. Ky koncert mund të shërbejë si një sensibilizim sepse nëse flasim për një traditë muzikore në këtë qytet, kjo është tradita”, tha kompozitori Markelian Kapedani.

“Kjo është themeltarja! Kjo është ajo vepër në të cilën u formua vepra e parë e parë e kësaj gjinie në Shqipëri, të cilën Preka e vazhduar në vazhdimësi”, tha kompozitori Gjon Shllaku.

Ndërsa muzikologu Ridvan Karakaci, e konsideron Prenke Jakovën, një pasuri kombëtare.

“Sot këto ariet, janë pjesë e raportorit të studenteve në Akademinë e Arteve dhe në skenat shqiptare. Kam përshtypjen se është një figurë e papërsëritshme. Kemi të bëjmë më një fenomen muzikor! Veçanërisht melodia. Unë e thash edhe me përpara kur salla dëgjon ariet e Prenkë Jakoves, spektatori kërkon t’i këndojë, sepse i di të gjitha”, tha muzikologu Ridvan Karakaci.

“Mrika” e Prenk Jakovës, e shkruar në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e renditi Shkodrën mes kryeqendrave evropiane të artit dhe kulturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat