Epokat e marsit

Kultura

Epokat e marsit

Nga: Feti Tunuzliu Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:18

Në vezullimet e përgjakta të flakës së betejave mesjetare,

princër e fisnik arbëror u besatuan për Lidhjen atdhetare:

në dritën e agimit t’vonuar të sjellin sihariqin e përplasjes, 

tI shporrin hordhitë duke i larguar drejt theqafjes.

Në jetën e zemrave autoktonte të ndrydhura fare,                                                                          

buloi shkrim-leximi në mësonjëtoren kombëtare,

me diellin e gëzimit n’gji, mësuesi rrezatonte dritë diturie,

ndritti shkëlqyer shtigjet e mendjes së kësaj popullësie.

Kur me gjuhën nxjerrë nga qafa  - ra e kuqja perandori,

ngadhnjimtarët e marsit shuan etjen shekullore për liri,               

si n’vegim  - mbollën shpresa historike të një bote t’re -

nisën një epokë t’bardhë gjithë shend dhe hare.   

Gjatë epopes ngjyrë t’kuqe si zjarri dhe gjaku

n’Dardaninë liridashëse - për t’i dalë haku,

sokolat çlirimtarë u blatuan për Tokën e ëndërruar,

n’duel me armiqët e shpërndarë si zogjtë e korbit t’tërbuar.

Ndërsa, kur plasën trazirat - nga zemrimi rinor e frymëzues

me shtrydhje t’fortë truri e shpirti protestues,

viktima që me gjak e lak kërkohej nga duartë e zeza  -

nuk i shpëtoi kamxhikut të shtrigës mallkuar ndër breza.

Shqiponja gjigante shoqëruar nga shpendët shtëpiak,

pasi duruan - sa nuk durojnë qielli e toka bashk,

penguan armikun sllav që me petkun e djallëzuar

të kridhet tutje në mizori e barbari duke i përshkallëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat