Kadare: Turqia po bën agresion kulturor

Kultura

Kadare: Turqia po bën agresion kulturor

Më: 28 mars 2013 Në ora: 17:04

Shkrimtari shqiptar i përmasave botërore Ismail Kadare ka konfirmuar se ka nënshkruar peticionin kundër rishikimit të historisë, nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

Sipas gazetës “DITA”, Kadare ka deklaruar se u është bashkuar intelektualëve pasi këtë e konsideron problem madhor.

“Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tone”, ka cituar kjo gazeta Kadarenë.

“Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka theksuar Kadare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat